Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin defanziv nga Podujeva, Gentrit Talla.

Talla tashmë është zyrtarizuar si pjesë e skuadrës pas përfundimit të dokumentacionit dhe përfundimit të fazës përgatitore në Antalya.

22-vjeçari, vjen në klubin tonë pas dy periudhave në Kroaci me skuadrat RNK Split dhe Zrinski Osječko. Ai ka zhvilluar një pjesë të madhe të karrierës së tij te Prishtina, ku ka kaluar kategoritë e reja, teksa ka veshur fanellën e Vëllaznimit, Besës së Kavajës, Korabit e Vjosës.

Talla ka bindur shtabin teknik me performancën dhe angazhimin e tij gjatë fazës përgatitore në Antalya dhe është i gatshëm të kontribuojë për pjesën pranverore të kampionatit.

Mirë se vjen, Gentrit 🤍💙

#GentritTalla #NewTransfer #KFLlapi

Related Posts