10 raste të dhunës në familje janë raportuar në polici për 24 orë.

Në Prishtinë një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Ai është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 14.09.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Në një rast tjetër në Prishtinë një person i ka shkaktuar dhunë psikike dhe e ka kanosur një grua.

“Prishtinë 08-14.09.2025, NN. Lidhur me rastin dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psiqike si dhe e kishte kanosur ankuesen femër kosovare. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Në Istog katër persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar një burrë e një grua.

“Istog / 14.09.2025 – 03:00. Janë arrestuar katër të dyshuar tre meshkuj dhe një femër kosovare, pasi  dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë liruar, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje.”

Dy gra në Istog pasi dyshohet i kanë bërë presion psikik dhe e kanë kanosur një grua.

“Istog / 14.09.2025 – 10:00. Është raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare janë duke i bërë presion psikik dhe duke e kanosur ankuesen femër kosovare. Lidhur me rastin njësitet policore kanë kërkuar në shtëpinë e tyre të dyshuarat, por nuk i kanë hasur. Rasti nën hetime.”

Në Pejë është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

“Pejë / 14.09.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

“Pejë / 14.09.2025 – 14:26. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Në një rast tjetër në Pejë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Ai është dërguar në mbajtje.

“Pejë / 14.09.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare, si dhe dyshohet se ka dëmtuar orenditë shtëpiake. I dyshuari pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në Gjakovë janë arrestuar dy persona, e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë /14.09.2025 – 08:20. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje që kishin pasur me viktimën femër kosovare njëri prej  të dyshuarve dyshohet se e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit rasti është inicuar si më lartë , të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Në Malishevën një person është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

“Malishevë / 14.09.2025 – 20:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Sipas viktimës ajo ditë më parë ishte sulmuar edhe nga e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Në Vushtrri është kanosur një grua nga një burrë. S’ka arrestime.

“Vushtrri / 13.09.2025, 15:00. Është raportuar se ankuesja femër kosovare është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.”

Related Posts