Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, i ftuar në A2 CNN, rrëfeu se si i kaloi 11 muajt e arrestit në shtëpi.
“Ishte privim lirie. Ishte njëlloj si në burg. Burgu mund të jetë me një dhomë më të ngushtë, por derisa nuk del dot, ishte burg. Madje, në burg ke një oborr ku del çdo ditë dhe ecën. Unë nuk kisha oborr. Edi Rama mendoi se do të merrte mandatin në këtë mënyrë, por gaboi”, u shpreh Berisha.
Duke iu kthyer fushatës, Berisha theksoi se po merr lajme pozitive nga çdo qark.
“Në Vlorë më thanë që nga çdo 8 persona, 6 ishin për opozitën dhe 2 për Edi Ramën. Atëherë, a bëj mëkat unë nëse them që nuk do të nisë nga Vlora? Akoma nuk e kam përcaktuar, por shikoj një klimë shumë pozitive. Në çdo qark do të doja të merrja maksimumin, pasi ky regjim nuk i meriton votat e qytetarëve”, tha Berisha.