Rritje e fluturimeve dhe udhëtarëve në aeroportin “Adem Jashari”
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari ka shënuar rritje të fluturimeve dhe numrit të udhëtarëve në janar 2026. Gjatë këtij muaji u realizuan 1,158 fluturime, 1.8% më shumë se një vit më parë, ndërsa numri i udhëtarëve arriti në 358,930, duke shënuar rritje prej 4.5%. Rritja është evidentuar si në
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit Xhorxh Bush
Tash e një muaj, Komuna u është ri-kthyer punimeve në rrugën “Xhorxh Bush”, për të rregulluar infrastrukturën teknike nëntokësore. Kjo pasi, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, miratoi së fundmi projektin për këtë fazë të punimeve. Sidoqoftë, punimet në shesh po zhvillohen sërish duke mos përfillur Ligjin për Sigurinë
Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se nga sot do t’i nisë takimet me krerët opozitarë për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Takimi i parë do të jetë ai me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Takimi pritet të mbahet në orën 11:00 në hapësirat
Burrë e grua rrihen në Prishtinë pas aksidentit në garazhin e banesës
Burrë e grua janë rrahur mes vete në garazhin e një banesë në Prishtinë. Sipas raportit policor, sulmi fizik ka ndodhur pas një aksidenti në garazhin e çiftit bashkëshortor, dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Çmimi i naftës rritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit
Çmimet e naftës arritën në 110 dollarë (83.38 paund) për fuçi pas kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit në mediat sociale. Çmimi i naftës Brent u rrit fillimisht me 1.6% në 110.85 dollarë, përpara se të tërhiqej pak gjatë tregtisë së mëngjesit në Azi. Nafta e papërpunuar e
Ngjarjet e datës 5 prill
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bën homazhe në Rezallë. (Rezallë, ora 10:00) Mbahet mesha e Pashkëve. (Në Katedralen Shën Nënë Tereza, ora 11:00) Meshë në Kishën “Shën Ndou”. (Ulpianë, ora 18:00)
Moti për javën e ardhshme, dy ditë me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas njoftimit të këtij institucioni, të martën dhe të enjten paraqiten kushte që në disa zona të ketë riga shiu. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 6gradë Celsius, ndërsa maksimalet
Penalltia e dyshimt, Asllani dhe Rashica humbin derbin e javës në Superligë
Skuadra e Fenerbahces ka shënuar fitore të madhe ndaj Besiktasit me shifrat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligë. Golin e vetëm në këtë ndeshj e shënoi lojtari turk, Akturkoglu. Futbollisti turk shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në sekondat e fundit të ndeshjes.
Momente romantike mes Brikenës dhe Mateos në Big Brother VIP
Banorët e Big Brother VIP Albania 5 shijuan një të diel të bukur me rreze dielli. Ndërkohë që për Mateo Borrin dhe Brikena Selmanin nuk munguan as momentet romantike. Ata u panë në disa momente intime duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin. Ndonëse modelja nga Kosova është më e
Gruaja e Mirit “godet” Ledionin për Selin
Përplasja e Mirit dhe Selin në Big Brother VIP Albania ka nxitur reagime të forta jashtë shtëpisë. Pas Prime-t të mbrëmshëm, bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ka shënjestruar drejtpërdrejt moderatorin Ledion Liço duke pretenduar për një favorizim të hapur ndaj 23-vjeçares për shkak të popullaritetit të saj në rrjetet sociale.











