Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, me dyshimin e bazuar se kishin marr pjesë në një rrahje dhe dëmtimin e dy veturave.
Rasti ka ndodhur në rrugën B në Prishtinë, të enjten në ora 22:40.
“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, me dyshimin e bazuar se kishin marr pjesë në një rrahje dhe dëmtimin e dy veturave. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.