Më 17 shtator 1998, në Prishtinë nga policia pushtuese serbe kidnapohet në mënyrë tinëzare dhe zhduket pa gjurmë heroi i kombit Xhavit Haziri.
Xhaviti ishte intelektual, veprimtar, ideolog e organizator me shkathtësi të jashtëzakonshme.
Xhavit Haziri, është njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Ai, qysh nga mosha e hershme rinore u aktivizua në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri nga udhëheqësit më të merituar të strukturave drejtuese të këtyre organizatave.
Intensiteti kulmor i veprimtarisë së tij patriotike, me shembuj konkret, nga viti 1985 e këndej ishte i pandërprerë derisa e rrëmbyen kriminelet e UDB-ës serbe.