27 vjet nga Beteja e Likoshanit dhe Qirezit – Kujtojmë sakrificën për liri

Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Likoshanit dhe Qirezit, një ngjarje e rëndësishme në historinë e Kosovës, që shënoi fillimin e luftës së hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe.

Më 28 shkurt dhe 1 mars 1998, forcat serbe sulmuan familjet Ahmeti dhe Sejdiu në Likoshan dhe Qirez, duke vrarë dhjetëra civilë dhe luftëtarë të UÇK-së. Kjo masakër e rëndë tronditi mbarë popullin shqiptar dhe mobilizoi edhe më tej rezistencën kundër okupimit serb.

Sot, me respekt dhe mirënjohje, kujtojmë dëshmorët dhe të rënët e kësaj beteje, të cilët me gjakun e tyre shkruan historinë e lirisë së Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së tyre!

Related Posts