Një shpërthim gome në një kamion që po udhëtonte në autostradën A9 në Gjermaninë qendrore çoi në një aksident të madh trafiku ku u përfshinë 28 automjete, raportoi të shtunën agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Një zëdhënës i policisë tha se ishte e habitshme që askush nuk u lëndua në aksident. “Shkalla e aksidentit nuk është një dukuri e përditshme”, tha ai.
Shoferi i kamionit po udhëtonte midis kryqëzimeve Bad Lobenstein dhe Schleiz të premten vonë kur goma e tij shpërtheu papritur, duke bërë që copa të gomës të fluturonin përtej rrugës. Njëzet e shtatë automjete, përfshirë makina dhe kamionë të tjerë, u goditën nga fragmentet e gomës, tha një zëdhënës
Ende nuk dihet se si është dëmtuar fillimisht goma. Sipas vlerësimeve të policisë, dëmi është rreth 150,000 euro. Rruga u mbyll gjatë natës për disa orë pas aksidentit.






















