Një burrë nga Villach, Austri, e la nënën e tij pa ndjenja në shtëpinë e saj të dielën në mbrëmje dhe sulmoi e kërcënoi vëllanë e tij.

Sipas mediave austriake, 31-vjeçari më pas iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak kohë më vonë në qytetin e Villach.

Ai pësoi një dëmtim të rëndë në dorë, për çka edhe u trajtua. I dyshuari më pas u dërgua në qendrën e paraburgimit.

31-vjeçari fillimisht kishte thyer derën e verandës së shtëpisë me një kolltuk. Më pas sulmoi nënën 53-vjeçare dhe vëllanë 32. Nëna e të dyshuarit u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

I dyshuari akuzohet për sulm, dëmtim prone dhe kërcënime. Një urdhër ndalimi është lëshuar gjithashtu kundër tij. Vëllai i tij 32-vjeçar deklaroi se nuk është lënduar. Motivi i dhunshëm nuk dihet ende.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles

Related Posts