Nga burime jozyrtare për Rilindjen Shqiptare mësohet se viktima, Muhamet Matoshi, po përcillte mysafirë kur disa të rinj po bënin xhiro me makina në rrugë, duke shkaktuar zhurmë dhe ngritur pluhur. Viktima u kishte thënë: “Mos bëni zhurmë se me këto makina po ngrini shumë pluhur, mund të shkelni dikë.”
Sipas të njëjtave burime, pas kësaj, njëri nga të rinjtë dyshohet se ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë. Thuhet se autori i krimit është kapur nga policia.
Muhamet Matoshi ka lënë pas katër fëmijë – tre vajza dhe një djalë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Matoshi! 🕊️💔