Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Në 24 orët e fundit, policia e Kosovës ka regjistruar 52 aksidente trafiku, nga të cilat 33 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa 19 të tjera kanë pasur persona të lënduar.
Përveç aksidenteve, janë shqiptuar gjithsej 2244 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut gjatë këtij periudhe.
Gjatë kontrolleve të rregullta, 12 persona janë arrestuar dhe 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje për shkelje të rëndësishme të ligjit.
Policia vazhdon apelin për kujdes të shtuar në rrugë, duke ftuar qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet dhe rreziqet që mund të shkaktojnë ato.
























