Sipas raportit policor në muajin dhjetor, gjatë kësaj periudhe janë shënuar një numër i konsiderueshëm aksidentesh dhe shkeljesh në trafik, duke reflektuar sfida serioze në sigurinë rrugore, transmeton Rilindjashqiptare
Gjatë muajit dhjetor janë regjistruar gjithsej 9 aksidente me fatalitet, ndërsa rreth 700 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenteve të trafikut. Po ashtu, janë evidentuar rreth 1,275 aksidente me dëme materiale, që përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve të raportuara.
Në kuadër të zbatimit të ligjit, Policia ka shqiptuar rreth 56 mijë tiketa trafiku, si rezultat i shkeljeve të ndryshme nga drejtuesit e automjeteve. Gjatë kësaj periudhe, 528 persona janë arrestuar, ndërsa 303 persona janë dërguar në mbajtje për shkelje të ndryshme ligjore.
Autoritetet policore u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjin në përgjithësi, me qëllim të rritjes së sigurisë publike dhe parandalimit të aksidenteve, sidomos gjatë muajve me fluks të shtuar të lëvizjes./Rilindjashqiptare/























