Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidnetit/es, te pranishme ne sall nuk janë deputetët opozitarë, raporton Ekonomia Online.
Ne sallë janë 66 të pranishëm, e ku kryetarja e Kuvendit u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që të marrin pjesë në seancë, e ku ua përmend edhe nenin e kushtetutës.
“Në këtë rast po i ftoj deputetët që nuk janë të pranishëm që të vinë në seanca sepse edhe aktgjykimet e kushtetueses kërkojnë pranin e tyre. Kemi kuorum për vazhduar”, ka thënë kryetarja Haxhiu.




















