Një ish-veteran i Forcave Ajrore Indiane, Mohan Lal, bëri një eksperiment aspak të zakonshëm.

Ai inskenoi vdekjen e tij për të testuar se sa shumë njerëz interesohen për të.

74-vjeçari falsifikoi vdekjen dhe funeralin e tij në stilin e plotë tradicional në fshatin Konchi, në distriktin Gaya, transmeton Klankosova.tv.

I mbuluar me një çarçaf të bardhë, Mohan u vendos në një arkivol me kurora lulesh dhe u transportua në një procesion drejt një krematoriumi, e gjitha vetëm për të zbuluar se sa njerëz do të merrnin pjesë dhe sa dashuri do të merrte.

Duke besuar se funerali ishte i vërtetë dhe se veterani kishte ndërruar jetë në të vërtetë, qindra fqinjë dhe miq vërshuan në Konchi për të marrë pjesë.

Në fund të procesionit, babai i dy fëmijëve u ngrit, duke treguar se ishte gjallë.

Ai tha: “Pas vdekjes, njerëzit mbajnë arkivolin, por unë doja ta dëshmoja vetë dhe të shihja se sa shumë respekt dhe dashuri më japin njerëzit.”

Një kukull simbolike u dogj përfundimisht në krematorium, e ndjekur nga një festë e përbashkët për të gjithë në Konchi.

Mohan kishte financuar dhe ndërtuar më parë një krematorium të pajisur mirë në fshat për të adresuar vështirësitë e shërbimeve të varrimit gjatë stinëve të shirave. Banori u tha mediave lokale se ai është shumë i respektuar në fshat për vitet e tij të kontributit shoqëror.

Mohan Lal at his funeral

Related Posts