Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se 809 qytetarë janë punësuar deri tani në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, përmes masës për mbështetjen e punësimit.

Aktualisht janë të hapura mbi 1,000 vende të lira pune falë interesimit të bizneseve, ndërsa qytetarët që jetojnë në këto komuna ftohen të regjistrohen në Zyrat e Punësimit.

Masa mbështet punësimin duke subvencionuar deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj.

Related Posts