Një 91-vjeçare nga Genova e Italisë, e quajtur Angela Torelli, ka lënë 5 milionë euro pasuri për bamirësi.
Ajo ishte me profesin stomatologe dhe u nda nga jeta më 12 mars.
Pothuajse gjysma e parave janë lënë për shoqatën “Lega del Filo d’Oro” ndërsa 1.5 milionë euro i ka dhuruar për nevojat e banorëve të Genovas.
Gjithashtu ajo ka dhuruar edhe një shtëpi për shoqatën italiane për kërkime mbi kan cerin.
Në këtë mënyrë, 91-vjeçarja ka “lënë jashtë” testamentit të afërmit e sak dhe kunatin i cili përpiqej ta mbante nën kontroll.
Në testament 91-vjeçarja shkroi:
Deklaroj se nuk arrij të fal të afërmit e kunatit tim që kanë ndërhyrë tek unë dhe im shoq. Shpresoj që Zoti, të cilit i kërkoj falje, të mos më dënojë për këtë.
Ndërkohë vetëm për të shoqin ajo ka lënë një shtëpi në Prato Nevoso, si dhe 20 mijë euro për gruan e shërbimit dhe administratorin që kujdesej për pronat e familjes së saj.