Një 94-vjeçar në Itali ka bërë bujë në media për festën e Krishtlindjeve, pasi mori policinë në telefon vetëm për një dolli.
Ai ishte vetëm dhe donte të festonte me dikë për Krishtlindje, transmeton rtv21.tv.
“Nuk më mungon asgjë. Thjesht kam nevojë për një person për të festuar Krishtlindjet”, tha pensionisti kur thirri policinë. “Nëse do të kishit një oficer që mund të vinte të më shihte për dhjetë minuta”, pyeti ai.
Fëmijët e tij janë larg dhe ai ndihet i dëshpëruar.
Në fakt, policët shkuan për ta parë atë pak më vonë. Sipas Policisë, ai ndau anekdota për përvojat e tij në Luftën e Dytë Botërore dhe bëri një foto me oficerët.