Carlo Ancelotti thuhet se i jep Kylian Mbappes të njëjtat urdhra që i jepte edhe ish-sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema.
Pas një fillimi relativisht të ngadaltë në Madrid pas kaloi nga Paris Saint-Germain këtë verë, 25-vjeçari ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje për gjigantët spanjollë.
Por, trajneri i Los Blancos, Ancelotti dëshiron më shumë gola nga francezi, ndërsa është më pak i shqetësuar për presionin që ai bën ndaj kundërshtarëve.
Kjo ishte diçka që ai ia tha edhe ish-sulmuesit Benzema kur ishte në “Santiago Bernabeu”.
Italiani u tha gazetarëve: “Unë kërkoj që Mbappe të shënojë gola. Unë preferoj që ai të shënojë gola sesa të shtypë. E them Mbappes atë që i kam kërkuar Karim Benzemas, që ai të jetë gati kur ta rikuperojmë topin”.
Benzema u largua nga Real Madridi si legjendë e klubit në vitin 2023 për skuadrën Saudite të Ligës Pro, Al-Ittihad.
Reprezentuesi francez shënoi 354 gola për klubin dhe u dha atyre një mori trofesh.