Shpend Ahmeti ka ardhur me reagimin e fundit në lidhje me temën e shumë diskutuar të ditës së sotme, atë të shtatoreve.
Kishte polemika të mëdha gjatë ditës së sotme se shtatoret e Adem Jasahari e Skënderbeut që u zbuluan duke lënë shumë për të dëshiruar.
Tashmë Ahmeti ka reagur në lidhje me shtatoren e Fadil Vokrrit, ku tha se në rast se është e njejta me maketaën e prezantuar më herët nuk do ta lejoj fare vendosjen e saj.
Ky është postimi i tij i plotë.
“Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur.
Nashta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura.
Urime dita e flamurit!”