Donald Trump premton dëbim masiv të paprecedentë të emigrantëve të jashtëligjshëm nga Shtetet e Bashkuara.

“Do të jetë dita e çlirimit. Që në ditën e parë do të nis dëbimin më të madh në historinë e Amerikës. Me dëbimin e kriminelëve, do të shpëtoj çdo qytet të pushtuar prej tyre”, tha Trump.

Premtimin e bëri në tubimin e madh elektoral të Nju Jork ku akuzoi rivalen e tij Kamala Harris dhe presidentin akutal Joe Biden se me paaftësinë e tyre e kanë zhytur vendin në kaos me politikat e tyre të migracionit.

Të pranishëm ishin edhe figura të tjera përfshirë miliarderin Elon Musk, mbështetës i flaktë i Donald Trump, por edhe bashkëshortja e ish-presidentit Melanie, e cila ftoi amerikanët të dalin masivisht në mbështetje të tij.

Presidenti Joe Biden pas votimit të zgjedhjeve të hershme për kandidatin për president reagoi ashpër ndaj deklaratës së Trump mbi emigrantët.

“Është e turpshme. Kjo është arsyeja pse këto zgjedhje janë kaq të rëndësishme. Shumica e studiuesve presidencialë thonë se gjëja e vetme më e rëndësishme për një president është karakteri. Karakteri. Dhe Trump e vë këtë në pikëpyetje sa herë që hap gojën”, tha Biden.

Votimi i Bidenit vjen ndërsa agjencitë e zbulimit paralajmëruan në grup rrezikun e akteve të dhunës.

Dhe menjëherë gjatë së hënës, autoritetet njoftuan djegien e kutive postare me vota në Portland, Oregon dhe në Vankuver të Uashingtonit, ku raportohet shkatërrimi i qindra fletë votimeve.

About Author
Erzana Fazliu
View All Articles
Check latest article from this author !
4 manifestimet që duhet të bëni në ditëlindjen tuaj çdo vit
Horoskopi për të hënën, 16.02.2026
Moti për këtë javë me shi e borë
Ngjarjet e datës 16 shkurt

Ngjarjet e datës 16 shkurt

February 15, 2026

Related Posts