Komandanti i UÇK-së dhe heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti sot shënon ditëlindjen.

Zahir Pajaziti është lindur më 1 nëntor të vitit 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërkaq ai ra heroikisht me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të komunës së Vushtrrisë.

Bashkë me heroin Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Më 31 janar 2008, ish-presidenti Fatmir Sejdiu Zahir Pajazitit i kishte akorduar dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Related Posts