Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, deklaroi se bashkëpunëtorët e tij, ata me të cilët tha se ka rrugëtuar gjatë, i kanë thënë se nuk është koha që ai të ndalet dhe se ka vendosur më pas që t’i rikthehet politikës dhe t’i bashkohet koalicionit “Lista për Familjen” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
“Edhe kësaj radhe po i hyjmë zgjedhjeve. Kam kontaktuar me shokë e bashkëpunëtorë të mi, dhe vendosëm të ecim së bashku në një koalicion të ri. T’i japim krahë diçkaje që është e shenjtë për mua, familja”, deklaroi ai.