Shumcia e bashkive të mëdha të Shqipërisë kanë njohur rënie të popullsisë së tyre, ndërsa në Tiranë sipas të dhënave të detajuara të Censit 2023 të publikuara së fundmi, ka ndodhur krejt e kundërta.
Bashkia e Tiranës numëron rreth 598 mijë banorë, që do të thotë se 1/4 e popullsisë së Shqipërisë është e vendosur në këtë bashki.
Në krahasim me Censin e vitit 2011, kohë kur në Bashkinë e Tiranës kishte 557 mijë banorë, ka një rritje me 7%.
Në nivel qarku Tirana ka 758 mijë banorë ose 32% të popullsisë së vendit.
Jo vetëm kryeqyteti, por rritje të popullsisë kanë përjetuar edhe disa bashki në jug të vendit.
Konkretisht, bashkia Dropull në harkun kohor të 12 viteve është shtuar në numër popullsie me 36%, ndërsa ajo e Himarës me 3.6%
Sipas të dhënave më të fundit të Censit të vitit të shkuar, tkurrjen më të madhe të popullsisë e ka përjetuar Bashkia e Shkodrës, aty ku ka një rënie me 25%, pasuar nga Vlora popullsia e së cilës ka rënë me 20%, për të vijuar më tej me Elbasanin, Fierin dhe Durrësin.
Në total Shqipëria rezulton të ketë 2.4 milionë banorë, gati 15% më pak sesa në vitin 2011.