Specialistët e Teknologjisë Informative (IT) në spitalet rajonale të Kosovës, të përballur me koeficiente të ulëta pagash dhe të lënë jashtë kategorizimit si ekspertë nga komisioni përkatës, ndihen të nënvlerësuar dhe të demotivuar për të vazhduar punën në këto institucione. Aktualisht, zyrtarët e IT-së kanë koeficientin 5.1, ndërsa menaxherët 5.7, shumë më poshtë krahasuar me ofertat në tregun privat.
disa IT në spitale kanë kërkuar pushime pa pagesë, ndërsa në një spital të rëndësishëm dy zyrtar të IT kanë dhënë dorëheqje gjatë këtij muaji. Ky largim i tyre vë në rrezik planet për digjitalizimin e shëndetësisë dhe funksionalizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor (SISH), duke bërë të domosdoshëm një vlerësim të drejtë nga komisioni.
Nëse kjo situatë nuk zgjidhet, sistemi shëndetësor rrezikon të humbë kuadro të çmuara, që janë jetike për të ardhmen e shërbimeve dixhitale shëndetësore në Kosovë.
Zyrtarët e IT-së vazhdojnë të presin nga komisioni vlerësues për një vlerësim të drejtë që do t’i kategorizojë si ekspertë dhe do t’u sigurojë shpërblimet financiare që meritojnë. Në të kundërt, sektori publik rrezikon të humbë kuadro të çmuara dhe duke cenuar të ardhmen e shërbimeve dixhitale shëndetësore në Kosovë, duke lënë të paplotësuar standardet teknologjike që janë thelbësore për zhvillimin e sistemit shëndetësor