Është arrestuar një person në Drenas, për të cilin policia thotë se vuan nga sëmundja e skizofrenisë, nën dyshimin se për një moment është bërë agresiv dhe ka kapur dhunshëm për duarsh një grua.
Ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.