Shkolla Fillore, “Meto Bajraktari”, në Prishtinë ka respektuar thirrjen e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
Qeveria e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se do të mbahen mësimi i rregullt në shkollat e Kosovës. Mirëpo, me këtë vendim të ekzekutivit nuk po pajtohen në SBAShK. Të njëjtët e kanë shpallur këtë ditë, ditë pushimi.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se mësimdhënësit i kanë njoftuar nxënësit e gjatë ditës së premte sipas kalendarit të këtij viti se e hëna është pushim.