Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka thënë se vendimi që sot të jetë ditë pune është vendim i Qeverisë së Kosovës.
Në njoftimin për media, MASH u ka bërë thirrje gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor.
“Vendimi që dita e hënë (30 nëntor 2020) të jetë ditë pune edhe në institucionet arsimore, është vendim i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë. Bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, MASh ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2020/2021, i cili nuk është ndryshuar. Prandaj, MASh fton të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor”, thuhet në njoftim.Lexo po ashtu:
MASh, po ashtu, iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve arsimore që të kujdesen për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të IKShPK-së dhe MASh-së nga të gjithë akterët pjesëmarrës në shkollë.
Ndryshe, sot kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) Rrahman Jasharaj në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se në 90 për qind të shkollave në Kosovë nuk është duke u zhvilluar procesi mësimor.