Në vazhdën e premtimeve që nuk ka realizuar kryetari i Komunës së Prishtinës, njëra ndër to mbetet edhe Inspektorati i Gastronomisë. I njëjti vlerësohet si tejet i nevojshëm për mirëqenien e konsumatorëve gjersa Rama është kritikuar për mospërmbushjen e tij.

Punën e ushtrojnë lirshëm çdo ditë e kjo e rrallëherë kontrollohen nga autoritetet komunale.

Por sikurse çdo veprimtarie tjetër, edhe gastronomia ka rregulla të cilave duhet t’iu përmbahet.

E fundit e shtuar në listë mbetet mospërdorimi i ujit të Badovcit, si shkak i prezencës së manganit.

Por megjithatë, inspektimi rrallëherë po realizohet.

Një ndihmë të madhe supozohej ta jepte Inspektorati i Gastronomisë, formimi i së cilës ishte premtuar nga Kryetari, Përparim Rama.

Ndonëse analiza e institutit GAP thotë se procesi as nuk ka nisur hapat e parë, Rama pretendon ndryshe.

“Jemi duke i shtyrë projektet. Kemi shtuar numrin e inspektorëve në drejtimin e gastronomisë. I kemi edhe sensorët që po i funksionalizojmë por po rregullohen. Çështja po shtyhet përpara, një numër i madh i restoranteve veçse janë në kontroll”, ka deklaruar Rama.

Në disa lokale të pyetura nga televizioni, nuk mbahet mend se kur janë vizituar nga inspektorët.

Një shqetësim televizioni e ka shtruar edhe dje me inspektimin e kafiterive për përdorimin e ujit të Badovcit.

Edhe opozita kritikon qasjen e Komunës së Prishtinës e edhe mosfunksionalizimin e Inspektoratit të Gastronimsë.

“Inspektorat që i kanë vendos për ndërtimet dhe po dalin po bëjnë inspektoriat, qato spo dalin e le më bizneset. Ky është veçse një premtim tjetër i Ramës, i parealizuar, një premtim sa për të marrur votë. Lokalet duhet kontrolluar me patjetër, për hapsirën, zhurmën…”, ka theksuar Petrit Reçica, asamblist i LVV-së,

Të njëjtin mendim e kanë edhe organizatat monitoruese të punës së institucioneve lokale.

Televizioni ka pyetur edhe Inspektoratin lidhur me numrin e inspektorëve që ka në terren por i njëjti institucion, nuk ka kthyer përgjigje.

Related Posts