Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurtit për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut.
Osmani thotë se është “skandaloz, i dëmshëm dhe i pabazuar në fakte…inkurajimi që zoti Kurti i dha Gjykatës Kushtetuese [së Maqedonisë së Veriut] është i pafalshëm”.
“Jo, nuk po rrezikohet”, tha prerazi Kurti, pyetur për këtë shqetësim tashmë të ngurtësuar në diskursin publik; ndërsa tha se në Maqedoni të Veriut “nuk ka ligj për gjuhën shqipe por, për gjuhët”.
“Ekziston ligji që përmend shifërn 20%, por ai nuk është ligj për shqipen, por përdorimin e gjuhëve. Në anën tjetër, besoj që duhet të gjithë të presim për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese atje, i cili nuk bën as përjashtime dhe as diskriminim dhe i cili e respekton shumëgjuhësinë atje”, tha Kurti.
Enkapsulimin mohues Kurti e dha kështu: “Në Repbulikën e Maqedonisë së Veriut nuk mund të thuhet se shqipja ka qenë gjuhë zyrtare e tash po u rrezikohet”.
Për ish-kryediplomatin shqiptar në Maqedoni të Veriut, ajo çfarë ka bërë Kurti në këto deklarime është “inkurajum i Gjykatës Kushtetuese” për të shfuqizuar nene të Ligjit mbi Përdorim e Gjuhëve.