Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka mbajtur një konferencë për media rreth situatës së krijuar si pasojë e virusit Covid-19.
Hoti ka thënë që tashmë Kosova i ka të gjitha kapacitet për furnizim me barna për trajtimin e Covid-19.
“I kemi ngritur kapacitete dhe më nuk shoh asnjë problem që të kemi furnizim me listën e të gjitha barnave që kërkohen për trajtimin e Covid-19”, ka thënë Hoti.
Kryeministri ka njoftuar që gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor do të përfundoj me 18 dhjetor të këtij viti.
“18 dhjetori është data kur do të përfundoj gjysmëvjetori i parë i shkollave. Shkollat më pas do të hapen me 18 janar dhe pushimi dimëror do të zgjas pra 1 muaj. Gjatë pushimit pranveror do të shohim mundësin që të kompensohen këto orë”, ka thënë më tutje Hoti.
Kjo konferencë ka ardhur pas takimit me zyrtarë qeveritar e zyrtarë të institucioneve shëndetësore.