Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, lidhur me vendimin e qeverisë për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorët për dizajnimin e fluturakeve pa pilot, tha se është domosdoshmëri duke pasur parasysh kërcënimet si dhe sfidat globale të sigurisë.
Maqedonci tha se që nga fillimi i punës së tij, si ministër, është angazhuar për kompletimin e infrastrukturës së mbrojtjes dhe sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet si dhe sfidat globale të sigurisë që janë prezentë gjithandej, sidomos në Evropë pas sulmit rus në Ukrainë.
“Sot është domosdoshmëri për të gjitha vendet që të kenë Ministrinë e Mbrojtjes me qëllim që të krijojnë një qëndrueshmëri në aspektin mbrojtjes duke pasur parasysh kërcënimet si dhe sfidat globale të sigurisë që janë prezentë gjithandej, sidomos në Evropë pas sulmit rus në Ukrainë”, tha Maqedonci.