Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev është sulmuar nga forcat ruse.
Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Maqedonisë së Veriut, e cila e ka dënuar fuqishëm këtë akt.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dënon fuqishëm sulmin raketor të Rusisë në Kiev”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.
Sakaq, në këtë deklaratë u bë e ditur se asnjë personel i ambasadës nuk u lëndua, ndonëse ka pasur dëme të mëdha.