Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është liruar nga spitali pas trajtimit për ethe.

Kështu ka thënë një zëdhënës i Clintonit të enjten, një ditë pasi ai ishte shtruar në spital.

“Ai dhe familja e tij janë thellësisht mirënjohës për kujdesin e shkëlqyer që ia ka bërë  dhënë ekipi në MedStarr Georgetown University Hospital dhe janë te prekur nga mesazhet e mira dhe uratat e mira që i kanë pranuar”, ka thënë zëvendës-shefi i stafit, Angel Urena.

About Author
Erzana Fazliu
View All Articles

Related Posts