Qyteti i Ferizaj ka përfunduar me dekorime për festat e fundvitit.

Kryetari i Ferizaj, Agim Aliu ka publikuar fotografi të qytetit me dekorimet për festat e fundvitit, transmeton Indeksonline.

Aliu në postimin e tij tha se pret që viti 2021 të jetë me përplot shëndet, mirësi dhe ditë të mbara për çdo qytetar të Ferizajt.

Postimi i plotë:

Mijëra drita u ndezën sonte nga duart e fëmijëve, nën tingujt e muzikës festive, për ta ndriçuar gëzimplotë, qiellin e Ferizajt në prag të festave të fundvitit.

Bashkë me të vegjëlit dhe prindërit e tyre, ecëm sheshit kryesor të qytetit, me gëzimin e sinqeritetin e paskaj që veç fëmijët mund të përçojnë, për t’i thënë lamtumirë edhe pak ditë 2020-tës e mirësevjen Vitit të Ri 2021 me përplot shëndet, mirësi, ditë të mbara e mirëqenie për çdo ferizajas.

Related Posts