Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka treguar se a është përshëndetur me kryetarin e ish-partisë së tij, Albin Kurti.
“Jemi takuar sa kemi qenë në Kuvend, por nuk kemi folur dhe gjithmonë me është shmangur duke e kapur telefonin. Që të jem i drejt dhe i saktë, as unë nuk do t’i flisja”, ka thënë Molliqaj në emisionin “Debat” të RTK-së.
“S’mund t’i flas dikujt që e kam pas shumë të afërt e që ka bërë shumë akuza të pavërteta. Asnjëherë nuk kam thënë rrena për të, por i kam thënë se e ka gabim. Ju kam fol shumicës deputetëve të VV-së, jo të gjithëve. S’ka kuptim me dalë e me thonë je hajn e tani hajde po folim. Edhe nga ana ime është e kuptueshme që nuk i kam folur, por Kurti nuk e ka pasur kurajon të me shikojë as në sy”, ka thënë Molliqaj.