Gjykata e Tiranës e ka dënuar Princ Leka Zogun me 1 vit burg për akuzën e “dhunës në familje”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove.
Po ashtu, në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë për një periudhë prej 16 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës, e pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjeter penale, shkruan A2CNN.
I fajshëm nga gjyqtarja Migena Laska u shpall edhe Gjergj Zaharia, babain e Elias, i cili u dënua me 10 muaj burg. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë dhe në përfundim Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.
E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Të tre personat të cilët u akuzuan për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Gjithçka ndodhi pas ngjarjes së ndodhur në muajin mars 2024, në pallatin mbretëror, pas një sherri mes Princit, gruas së tij Elia Zaharia dhe të atit të saj, Gjergj Zaharia.
Vendimi i plotë i zbardhur
Referuar interesit të gazetarëve shfaqur gjatë ditës së sotme, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, me vendimin Nr. 30, të dates 20.01.2025, ka shpallur të arsyetuar në 38 faqe, vendimin përfundimtar lidhur me çështjen penale me të pandehur:
L. Z., akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 130/a/1 të Kodit Penal,
Gj.Z., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal
E.Z.Z, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata, pasi shqyrtoi këtë çështje penale sipas ritit të gjykimit të shkurtuar, dëgjoi dhe u njoh me të gjitha qëndrimet, kërkesat dhe pretendimet e palëve në gjykim, bazuar në të gjitha provat e sjella për gjykim nga organi i akuzës, në zbatim të neneve 130/a/1/4 – 48 – 49 – 53 – 59 – 60 – 61 – 62 te Kodit Penal, si dhe të neneve 406, 379 – 384, 388/1/b[1] të Kodit të Proçedurës Penale,
V E N D O S I:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L. Z. për veprën penale te “Dhuna në familje”, e parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal në dëm të viktimës Gj. Z. dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L. . Z. për veprën penale të “Dhuna në familje”, e parashikuar nga neni 130/a/1 i K. Penal në dëm të viktimës E. Z. dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
2. Në aplikim tê nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve për të pandehurin L. Z. në një denim të vetëm, atë prej 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim.
3. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e të pandehurit L. Z. përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
4. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë për një periudhë prej 16 muajsh, me kusht që gjate kohës së provës, e pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjeter penale.
5. Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
6. Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet të mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
7. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuri detyrohet të marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.
8. Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë të prerë te këtij vendimi.
9. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjeherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës së Shërbimit të Provës Tiranë.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj. Z., për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal nẽ dëm të L. . Z., dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.
11. Ne aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e 1/3-ës së dënimit, duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Gj. Z. me 6 muaj e 20 ditë burgim.
12. Në aplikim të nenit 59 te Kodit Penal, Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë per një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
13. Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
14. Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet të mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
15. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuri detyrohet të marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.
16. Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë të prerë të këtij vendimi.
17. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës së Shërbimit të
Provës, Tiranë.
18. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës E. Z. Z. për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të L. Z., në bazë të nenit 388/1/ b të K. Pr. Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
19. Shpenzimet proçedurale, si dhe ato giyqësore në tërësi, i ngarkohen dy të pandehurve (të deklaruar fajtorë) në mënyrë solidare.
20. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.
21. U shpall, sot nẽ Tiranë, në datë 20.01.2025.