Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për therjen me thikë të 23 vjeçarit sonte në Ferizaj. Të dyshuarit, pas arrestimit, janë shoqëruar në stacionin policor.
Të dyshuarit janë të moshës 21 vjeçare.
Si provë materiale është sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur në këtë incident.
“Falë një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe rreth orës 21:50 të arrestojnë dy persona të dyshuar të implikuar në këtë rast. Të dyshuarit, pas arrestimit, janë shoqëruar në stacionin policor.
Pas intervistimit nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit të rastit, dy personat e dyshuar, E.P. (M/K) dhe N.D. (M/K), të moshës 21 vjeç, janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e ftohtë ( thikë), me të cilën dyshohet se është shkaktuar lëndimi.
Policia do të vazhdojë hetimet dhe do të informojë publikun për zhvillimet e tjera lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.