Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Çikatovë e Re e Drenasit, ku tre persona të panjohur kishin sulmuar me thikë dy vëllezër të cilët pas rastit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e qytetit, raporton Sinjali.
Sipas informacioneve te para që ka sigurua Sinjali, të dyshuarit kanë shkuar në fshatin e viktimave dhe për motive të panjohura i kanë sulmuar me thikë duke i shkaktuar edhe plagë.
Tashmë, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për rastin teksa Sinjali ka mësuar emrat tyre e që bëhet fjalë për Valon Qitakun, Albert Qitakun dhe Altrin Qitakun.
Sinjali gjithashtu ka mësuar se viktimat janë nga familja Qerkinaj dhe se kanë pranuar tretma mjekësor pas plagëve të marr nga sulmi me thikë.
Ndërkaq, dyshuarit tani ndodhen në mbajtje dhe se policia po merret me rrethanat dhe hetimet mbi rastin.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Detaje ekskluzive: Dy vëllezërit që u therën me thikë në Drenas janë nga familja Qerkinaj appeared first on Sinjali.