Një super ndeshje është zhvilluar në Prizren në një atmosferë, ku Bashkimi fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 90:73 (20:20, 15:21, 25:16, 30:16), për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës.
Më i miri te prizrenasit ishte Lejson Zeqiri me 22 pikë e pesë kërcime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Jericole Hellems me 22 pikë e pesë kërcime.
Ndeshja e parë në Gjakovë kishte përfunduar 80:71 për kuqezinjtë.
Bashkimi në finale do të përballet me Trepcën, që në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën.
Finalja zhvillohet më 12 shkurt në Prishtinë.
The post Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit, kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës appeared first on Sinjali.