Real Madridi është ‘tronditur’ sonte duke pësuar një disfatë si mysafir nga Espanyoli.
“Galaktikët” u mposhtën me rezultat minimal 1-0, një gol që erdhi nga fundi i ndeshjes.
Ishte një kundërsulm i shpejtë nga vendasit në minutën e 85-të, ku mbrojtësi Carlos Romero mposhti portierin Courtois.
Madrilenët bënë përpjekje të vazhdueshme deri në fund të ndeshjes për ta barazuar të paktën rezultatin, megjithatë rrjeta e vendasve mbeti e paprekur.
Me këtë humbje, Real Madridi mbetet lider me 49 pikë, një më pak se përcjellësi i dytë Atletico Madrid me 48 pikë.
The post Espanyol “trondit” Real Madridin, ‘galaktikët’ kthehen me humbje nga Barcelona appeared first on Sinjali.