Butrint Imeri, këngëtari shumë i dashur nga publiku, katër ditë më parë e ka publikuar këngën “Lej kto rrena”, e cila menjëherë është shndërruar në hit të padiskutueshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Projekti i lansuar më 31 janar, deri në këto momente ka kapur shifra rekorde, duke shkuar në 2 milionë e 624 mijë e 511 shikime vetëm në Youtube.

Në këtë platformë, “Lej kto rrena”, është numër 1 në Gjermani, numër 2 në Zvicër dhe Austri, duke vazhduar tutje të jetë trending edhe në Maqedoninë e Veriut, në Belgjik, Greqi, Suedi dhe vendet tjera europiane.

Kënga e cila po çmend fansat, është shumë trending, edhe në rrjetin Spotify. Siç tregon vetë këngëtari Imeri, hiti i tij, është i 11 për nga kërkimet në Zvicër, i 26 në Austri, i 32 në Bullgari dhe i 34 në Gjermani.

Ndërsa, kulmi është arritur në Shazam, ku në gjithë botën – “Lej kto rrena”, kërkohet si e 32-ta, në mesin e miliona këngëve tjera të publikuar në këtë platformë muzike.

Butrinti edhe kësaj here goditi me këngën kushtuar dashurisë, derisa pjesë të klipit e bëri edhe bukuroshen dhe ish-banoren e BBVK2, Alba Vukaj.

Kënga:

/GazetaSinjali/

The post Vetëm katër ditë nga publikimi, kënga e Butrint Imerit pushton botën në Shazam, Youtube dhe Spotify appeared first on Sinjali.

Related Posts