Sot ka nisur ndërtimi i rrugës R118 që lidh Mushtishtin me Shtërpcën, një projekt strategjik që do të sjellë zhvillim të rëndësishëm për këtë rajon.

Rrugë e re, mundësi të reja! Kjo rrugë është një hap i madh përpara në përmirësimin e infrastrukturës së kësaj zone, duke e lidhur Mushtishtin me Brezovicën. Me këtë investim, natyra e bukur e Sharrit do të bëhet edhe më e qasshme për turizëm dhe investime.

Detajet e projektit: 🚧 Projekti tashmë ka nisur dhe pritet të përfundojë brenda 220 ditësh.
🏔 Lidhja më e mirë e kësaj zone do të rrisë zhvillimin ekonomik dhe turistik.
🏡 Urime banorëve të Mushtishtit, Therandës dhe gjithë rajonit për këtë projekt të rëndësishëm!

Investimi në infrastrukturë është investim në të ardhmen! Ndërtimi i rrugës R118 është një hap vendimtar për zhvillimin e rajonit dhe për përmirësimin e kushteve të jetës për banorët.

#Infrastrukturë #Zhvillim #Turizëm #Mushtisht #Shtërpcë #Vetëvendosje

https://www.facebook.com/reel/627537876586880

Related Posts