Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur tubimin zgjedhor në qytetin e Drenasit.

Para mijëra simpatizantëve të PDK-së, ai ka prezantuar projektet e tij për këtë komunë.

“Historia jonë është histori e përpjekjeve të vazhdueshme për një jetë ma të mirë. Ndërtuam autostrada, zhvilluam ekonominë, hapëm vende pune. Dhe tani është koha të vazhdojmë përpara, përsëri të bashkuar! Edhe sot, sfidat janë të mëdha. Por, vendosmëria jonë është më e madhe se gjithçka tjetër. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”.

Related Posts