Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar sërish pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit, dje duke komentuar deklaratën paraprake të Grenellit, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës nuk kanë qenë kurrë më të forta se tash.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell e ka quajtur deklaratën e Kurtit si një iluzion.
Ai ka potencuar se me Kurtin në krye të Qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë s’kanë qenë më poshtë e të dobëta.
“Iluzion. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell.
Delusional.
Relations have never been lower. Albin Kurti has been condemned by the first Trump Administration, the Biden Administration, NATO, the EU, the U.S. Embassy, Anthony Blinken, etc. https://t.co/jiqMrrk18d
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 7, 2025
The post Grenell i përgjigjet sërish Kurtit: Raportet Kosovë – SHBA kurrë s’kanë qenë më të dobëta appeared first on Sinjali.