Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi të përpiktë ka arritur të identifikojë një vajzë të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur.
Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “trafikim me njerëz” dhe “armëmbajtje pa leje/dhunim”.
Sektori Qendror i Hetimeve, pas një pune operative hetimore, ka arritur të identifikojë viktimën femër kosovare (të mitur), e cila ishte raportuar e zhdukur. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit, janë gjetur një armë, 5 fishekë dhe 1 gëzhojë fisheku. Lidhur me rastin, në Vushtrri janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ky rast i suksesshëm nga Policia e Kosovës tregon përkushtimin e tyre në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe veprave të tjera të rënda penale.