Punëtori i sigurimit të Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë, Avdush Basha ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur Gjykata Themelore në Gjilan, përmes një postimi në Facebook.
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin sot se është ndarë nga jeta punëtori i sigurimit të kësaj gjykate, Avdush (Fazli) Basha, në moshën 48 vjeçare. Ai ishte i infektuar me virusin Covid-19.Kryetari i gjykatës, Ramiz Azizi dhe stafi i gjykatës, shprehin ngushëllime familjes Basha, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Basha ka qenë i angazhuar në pozitën e punëtorit të sigurimit të gjykatës nga viti 2001.