Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka ndarë një postim prekës në Instagram.

Këngëtarja ka njoftuar për humbjen e maçokut të saj të quajtur, Bruni.

Rita bëri të ditur lajmin, duke e kujtuar atë më shumë dashuri, përmes disa fjalëve prekëse.

“Lamtumirë anëtarit të vetëm të familjes që gjithmonë na bashkonte të gjithëve. Të dua, Bruni! Kur kafshët shtëpiake largohen nga kjo botë, ato nuk na braktisin përgjithmonë – thjesht na shikojnë nga një vend tjetër, ndoshta më i rehatshëm për ta”, shkroi ajo

Related Posts