Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur me 7 shkurt edhe në Pejë, përkatësisht në rrugën “Adem Jashari” , ku një qytetar e ka kanosur policin derisa ky i fundit ishte në detyrë.

Sinjali mëson se personi që kanosi zyrtarin Policor është Albert Sefaj, rreth 60-vjeçar – tashmë i arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se i dyshuari deri sa ka qenë në një lokal-kafeteri dhe nën ndikim të alkoolit, duke mos respektuar urdhërate e ka ofenduar dhe kanosur zyrtarin policor.

Policia menjëherë ka marr masat e nevojshme edhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është personi që kërcënoi zyrtarin policor në një kafeteri në Pejë appeared first on Sinjali.

Related Posts