Fondi i Kursimeve Pensionale ka dalë me një sqarim për të gjithë ata që po aplikojnë edhe po iu shkon një mesazh me përmbajtjen ” Gabim i papritur”.
Nga Trusti kanë sqaruar se kjo po ndodh për shkak se nga lista e llogarive bankare që e kemi pranuar për verifikim këto llogari bankare, për ndonjë arsye, nuk po arrijnë të konfirmohen.
Ata kanë thënë në njoftim se po punojnë për ta rregulluar këtë problem.
Njoftimi i plotë:
SQARIM PËR MESAZHIN “GABIM I PAPRITUR”
Të nderuar kontribuues,
ka me dhjetëra kontribuues që po ankohen se gjatë aplikimit po iu shfaqet mesazhi “gabim i papritur” dhe procesi i aplikimit po iu ndërprehet.
Kjo po ndodh për shkak se nga lista e llogarive bankare që e kemi pranuar për verifikim këto llogari bankare, për ndonjë arsye, nuk po arrijnë të konfirmohen. Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem duke kërkuar ndihmë nga bankat që të na ndihmojnë me llogaritë bankare që nuk po konfirmohen ose mungojnë nga lista që e kemi marrë.
Ju lusim për mirëkuptim meqë as ky problem teknik nuk ka qenë e mundur të parashikohej por besojmë se do ta kalojmë ditëve në vijim.