Dhjetëra banorë të Korroticës së Epërme të Drenasit po e vjedhin më tepër se gjysmën e rrymës!
Saktësisht, në një trafo që gjendet në këtë fshat, u vodh 59% e energjisë elektrike gjatë dhjetorit të fundit nga 57 shtëpi të alokuara aty.
vjedhja e energjisë elektrike bëhet normë, mbingarkesa në transformator, rënia e tensionit dhe rrezikshmëria e lartë bëhen praktikë.
KEDS paralajmëron të gjithë konsumatorët që të mos e vjedhin energjinë elektrike! Përveç dëmeve të lartpërmendura, kushdo që kapet duke vjedhur rrymën, përballet me pasoja të rënda ligjore – gjoba dhe burg deri në tri vjet!
Vjedhja e rrymës nuk është zgjidhje, por është rruga më e afërt drejt ndëshkimeve ligjore. Mos u bëj pre e saj!
⚡ Vjedhja e rrymës t’len pa rrymë!